E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater merr persiper ceshtjen e Kosoves

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku i ka premtuar se është duke bërë të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të diskutojë për çështjen e Kosovës.

Në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Budapest të Hungarisë, më 24 dhe 25 maj, pritet të futet në rend të ditës edhe kërkesa e FFK-së, që Kombëtares kosovare t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur të martën sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›