E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter kritikon Federaten Italiane

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), e cila detyron Romën të paguajë 50 mijë euro gjobë, për koret raciste ndaj Balotelit dhe Boateng, në ndeshjen e fundjavës Milan-Roma.

Sipas numrit 1 të futbollit botëror, kjo shifër është shumë pak, për të luftuar një incident të tillë, me përmasa kaq të mëdha. Blatter ka deklaruar se mbledhja e ardhshme e Kongresit të FIFA-s do të nxjerrë një rregull të ri kundër racizmit në futboll, që do të aplikohet në të gjithë botën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›