E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledi në shtëpinë e re

17/02/10 22:00

Banorët e shtëpisë së vjetër mblidhen në dhomën e ndenjjes ku Rezarta u lexon një komunikim nga Vëllai i Madh në të cilin shkruhet se për njërin nga banorët e rinj është rezervuar një surprizë, por ai duhet të zgjidhet nga banorët e vjetër. Banorët e vjetër vendosin që të hedhin një short me letër me vrimë e kujt ti bjerë le të marrë surprizën. Banorët e rinj zgjedhin nga një letër dhe fati i qëllon Bledit. Asnjë nga banorët nuk di asgjë dhe Bledi shkon në dhomë të rrëfimit ku i tregojnë se cfarë duhet të bëjë. Banorët e tjerë dalin në kopsht dhe Bledi u tërheq vëmendjen e u thotë se do shkojë deri tek gardhi, pa u treguar detaje. Ai hap një derë të vogël që ndodhet tek gardhi dhe futet brenda ndërsa banorëve u thotë se do lahet në pishinë. Banorët habiten fillimisht, por më pas e kuptojnë dhe e përgëzojnë. Edhe banorët e shtëpisë së re ndodhen brenda shtëpisë së tyre dhe nuk dinë asgjë se cfarë ndodh jashtë. Sapo Bledi futet brenda, ata ngrihen përnjëherë të habitur dhe të gëzuar e shkojnë ta përqafojnë atë. Ai bën shaka dhe thotë se ka thyer ligjin, ndërsa Miri pretendon se ra muri e do vijnë dhe të tjerët, por realisht është vetëm ai. Bledi shikon shtëpinë e re. Gjëja e parë që i kërkojnë Bledit është nëse u ka sjellë cigare, ndërsa ai del në kopsht dhe u thotë ish banorëve bashkëjetues se tashmë janë komshinj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›