E Diel, 1 Nëntor 2026

Bleona Qereti komenton nismën e kryeministrit: I love Sali Berisha

Share

Këngëtarja Bleona Qereti ka komentuar nismën e kryeministrit Sali Berisha për të dënuar rëndë ata që shpifin në mediat rozë. Duke folur për GSH, ajo tha: Berisha është një njeri me vizion të pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me të që kur kam qenë fëmijë e këndoja në koncertet e vitit 1996. Kjo dashuri midis meje dhe kryeministrit sa vjen e bëhet më e fortë e solidarizohem më shumë në çdo fjalim apo mbledhje qeverie. I adore and I love Sali Berisha! ka thënë Qereti. Ajo ka lëshuar edhe akuza ndaj prezantuesit Arjan Çani.

Kryeministri ka të drejtë sepse njerëz si Arjan Çani ka ardhur koha të gjejnë profesion tjetër, jo të marrin rrogën duke njollosur gjithë dynjanë e të mos mbajnë përgjegjësi. Duke qenë se unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie fantastike me median, nuk dua që gazetarët e tjerë të më keqkuptojnë. Janë të paktë në numër shokët e Çanit, tha Qereti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›