Bleona Qereti ose Madonna e Shqipërisë në ceremoninë e BMA
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Billboard Music Awards në SHBA ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti. Ja çfarë shkruan Las Vegas weekly për të.
Pop-stari shqiptar, Bleona Qereti, e mbiquajtur edhe Madonna e Shqipërisë, kishte veshur një fustan në formë rrjete, të tejdukshëm, të përgatitur nga Jerell Scott. Bleona, që flet dhe performon në katër gjuhë, është e para artiste shqiptare në iTunes dhe e para artiste evropianolindore që ka shitur më shumë se 800 mijë albume.
Muzika përfundimisht është një biznes mbarëbotëror. Mogul-i i hoteleve, Donald Trump, e ka prenotuar Bleonën për të kënduar në vilën e tij në Florida për një festë për mbledhje fondesh, kurse Princi Albert i Monakos është një fans i madh i saj, shkruan gazeta.
