Bleona Qerreti nuk prish qejf, këndon sa për PD, sa për PS

TIRANË-Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti ishte e ftuar sot në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore, nga ku e cilësoi atë “Hero Kombëtar”.
Bleona tha se PD-ja dhe Sali Berisha kanë sjellë ndryshime reale dhe të prekshme për të gjithë shqiptarët.
Ajo tregoi historinë e saj personale me vëllain e saj që pas një aksidenti rreth 10 vjet më parë kishte rënë në gjendje kome.
Bleona tha se shpëtim i vetëm për të ishte mjekimi jashtë, por marrja e një vize e vështirësonte punën. “Sot, -tha ajo- nuk ka shance të kemi këto probleme dhe vizat nuk mund të kufizojnë mundësitë tonë për kurim, shkollim, art dhe muzikë”.
Tani nëse Bleona është demokrate e thekur nuk mund ta dimë, pasi këngëtarja para pak ditësh këndoi në Peqin e ftuar nga kandidati për deputet i Partise Socialiste në Peqin, z. Afred Peza. (Bleona ne Peqin e ftuar nga Alfred Peza)
(d.b/BalkanWeb)