Blerja e radhës 2 kg në Lazarat, zbulohet tregtari i marijuanës në Gjirokastër

Gjirokastër, 19 Gusht NOA Dozat e vogla të marijuanës, ishin synimi i një trafikanti droge nga Fieri i cili jeton prej kohësh në Gjirokastër, duke ia shitur ato të rinjve në qytetin jugor.
Por lënda e parë sigurohej fare afër, nga Lazarati, ku 38-vjeçari Vasil Rizvo, u zbulua se blinte marijuanën që më pas e përgatiste në sasi të vogla që i shiste te tregu i pakicës së qytetit.
Duke marrë të dhëna nga specialistët e antikrimit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër kreu mëngjesin e sotëm një aksion në lagjen Zinxhira të qytetit për të kapur me presh në duar Vasil Rizvon.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar ishte marrë një informacion në rrugë operative se në banesën e Vasil Rizvos, ndodhej një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit marijuanë, ndaj vendosëm të ndërhyjmë, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Nga ana e Specialistëve të Antidrogës është ushtruar një kontroll i imtësishëm në banesën e Rizvos, i cili në fakt i kishte marrë masat duke e fshehur drogën e sapoblerë në Lazarat.
Pasi u krye kontrolli i imtësishëm rezultoi se në korridorin e banesës, poshtë një tavoline gjendeshin katër qese plasmasi me ngjyrë blu në brendësi të së cilave kishte secila nga gjysmë kilogram lëndë narkotike, ku pesha e përgjithshme rezultoi 2 kilogramë marijuanë që ju shihni në foton e lajmit.
Policia tha se është bërë shoqërimi i Vasilo Rizvos në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku u kryen veprimet e para hetimore, nga të cilat rezultoi se sasinë e lëndës narkotike e ka blerë në fshatin Lazarat, për ta shitur më pas në doza të vogla, përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër.
/v.d/e.l/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")