Blero me pesë projekte të reja

Angazhimet e këngëtarëve tanë shtohen çdo verë, kurse e njëjta ndodh edhe me paratë e tyre. Kjo metodë funksionon gjithmonë dhe për këtë arsye, këngëtarët tanë nguten që para vere të publikojnë sa më shumë projekte muzikore.
Disa prej tyre, kanë me bollëk. Është këngëtari Blero ai i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Twitter ka paralajmëruar se brenda një muaji, pa saktësuar se cilin muaj, do ti sjellë pesë projekte të reja.
"Brenda një muaji do të dalin pesë projekte të reja nga...BLERO ENT. I dua fansat e mi shumë",ka shkruar Blero.
Nuk ka zbuluar më shumë se me kë do ti realizojë ato projekte duke dashur që ta lë surprizë.
Gjithsesi, një gjë dihet se ato të te punohen në studion e tij personale, ‘Blero Ent’./Indeksonline/