E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bletët në luftë me sëmundjet, tregu i mjaltit sfidë për ndershmërinë e bletërritësve

Bletë rritja nuk është një profesion kaq i ëmbël dhe i lehtë sa duket. Ky vit ka qenë i vështirë për shumë bletërritës, me sëmundje si pesta amerikane që kanë dëmtuar koshere dhe kanë ulur prodhimin e mjaltit.

“Tani është përhapur pesta amerikane e cila ka ekzistuar para 30 viteve dhe na ka bërë shumë dëm”, u shpreh bletërritësi.

Përveç sfidave natyrore, tregu i mjaltit përballet edhe me produkte jo cilësore dhe mashtrime që dëmtojnë besueshmërinë e profesionit.

“Me bletari unë kam rritur 3 kalamaj”, tha ai.

Bletërritësi Musa Bici, nga Labinot Fushë, ka mbi 60 vite përvojë në bletë rritje. Nga vetëm dy koshere në fëmijëri, sot kujdeset për 70, duke kthyer pasionin e tij në një traditë familjare dhe burim të qëndrueshëm të ardhurash.

“Sot përdorin sherbetin tek bletët dhe është shumë keq”, tha Bici.

Bletë rritja është një profesion i bukur, por kërkon durim dhe përkushtim. Shumë të rinj që e duan këtë profesion shpesh tërhiqen, sepse kërkon vite përvojë dhe nuk mund të mësohet brenda natës.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›