E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindon Kim Kardashian

 Duket se reperi kontrovers Kanye West ka filluar të brengoset për sigurinë e të dashurës së tij Kim Kardashian dhe vajzës së tyre North.

Mediat amerikane raportojnë se West këto ditë ka shpenzuar më shumë se 2.4 milionë dollarë për dy vetura të blinduara, Prombron Iron Diamonds nga Dartz Motorz.

I inspiruar nga vetura Limo One e presidentit Barak Obama, 36-vjeçari ka shpenzuar nga 1.2 milionë dollarë për copë, pasi dëshiron që vajza dhe e dashura e tij të ndihen të sigurta kur udhëtojnë rrugëve të Amerikës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›