E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllagojevic: Jam i pafajshem

Guvernatori i shtetit te Ilinois, Rod Bllagojevic, deklaroi se eshte i pafajshem dhe nuk do te jape doreheqjen nga detyra. Bllagojevic u arrestua javen e kaluar, pasi tentoi te shiste vendin e lene bosh nga senatori Barack Obama, pas zgjedhjes se tij president.

Si guvernator i ketij shteti, ai ishte pergjegjes per zgjedhjen e pasuesit te Obames ne senatin amerikan. Kjo ishte hera e pare qe Bllagojevic foli ne publik per akuzat. “Nuk jam fajtor per asnje akt kriminal.

 Do te qendroj ne detyre dhe do te luftoj deri ne fund kunder akuzave false”, u tha ai gazetareve. Bllagojevic tha se do ta shpjegoje ne gjykate veprimtarine e tij. "Po vdes t’u tregoj juve se jam i pafajshem, pasi kam me vete te verteten”, u shpreh ai.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›