E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 241 kg hashash ne kufi

Gjate nje aksioni te policise greke ne kufirin shqiptaro-grek eshte arritur te ndalohet nje sasi droge prej 241 kg. Lenda narkotike e transportuar nga dy fugona besohet se kishte si destinacion Irlanden.

Policia eshte vene ne gatishmeri pasi mori informacione nga agjentet e Interpol se nga Shqiperia vinin sasi me hashash qe kalonin ne Iguemenice e me pas eksportoheshin ne Irlande.

Nje prej fugonave i cili ishte drejtuar ne qytetin Arte jane zbuluar 120 kg lende narkotike cannabis sativa ndersa ne fugonin e drejtuar per ne Athine u gjeten 121 kg te tjera.

Policia greke ben me dije se automjetet ishin furnizuar me hashash ne kufirin shqiptaro-grek nga shtetas shqiptare. Sipas policise nje prej automjeteve drejtohej nga nje shtetas irlandez 36-vjec ndersa fugoni qe u kap ne Athine drejtohej nga shtetasi Franko Alfonso 46-vjec kengetar dhe aktor greko-italian si dhe nga nje grek 40-vjec. Mesohet se ne nje nga fugonat droga ishte vendosur pas nje ngarkese me portokall ndersa do te transportohej ne Athine e me pas ne Irlande.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›