E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen në aeroport 160 shqiptarë

Një numër prej 160 shtetasish shqiptarë u njoftua dje se janë bllokuar në Aeroportin e Sharm El Sheik. Pasagjerët janë bllokuar në aeroport, pasi nisja me charter që ishte parashikuar në orën 15:00, nuk ka ndodhur. Një prej turistëve, që duhej të udhëtonte me avionin në fjalë dje, telefonoi në News 24 dhe tha: “Flas nga Sharm El Sheik dhe problemi ynë është se duhet të iknim nga resorti këtu. Nisja për në Tiranë duhet të bëhej rreth orës 15:00 me charterin e kompanive turistike që kanë marrë përsipër këtë udhëtim, por ne sapo na kanë lajmëruar se nisja do të bëhej në orën 23:00, gjithmonë kjo sipas kompanisë. Problemi ynë është se ne kemi bërë chek-out në hotel dhe nga hoteli që po flas jemi të  paktën 28 shqiptarë, por një pjesë e mirë e turistëve kanë bërë çekin dhe kanë ngelur në aeroport. Problemi i dytë është tek netët e fjetjes, sepse neve na kanë premtuar 10 net fjetje, ndërkohë që tani jemi vetëm me 9 net fjetje. Chekinin në hotel e kemi bërë në orën 12:30 të natës, të datës 12, jo të datës 11 siç na është premtuar”, ka thënë pasagjeri. Ai ka sqaruar se në total janë 150-160 shqiptarë. “Kemi kontaktuar me kompaninë, por në bazë të numrave që kemi marrë nga kompania, asnjëri prej tyre nuk është disponibël”, ka thënë një tjetër pasagjer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›