E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bllokohen të tjera prona të Jamarbër Malltezit tek ish-kompleksi “Partizani”

Agjentët e krimit ekonomik kanë  zbarkuar sërish këtë të martë në disa nga pronat e Jamarbër Malltezit, të cilat  u sekuestruan më herët nga gjykata e posaçme , të dyshuara si të përfituara përmes skemave korruptive në lidhje me dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Siç duket edhe nga pamjet agjentet e policisë kanë qenë pikërisht në kompleksin “Magnet”, ku janë ndërtuar kulla. Oficerët kanë bërë ekzekutimin e masës së gjykatës për sekuestrimin e të gjitha pronave. Bllokimi është vendosur vetëm ndaj apartamenteve, të cilat janë në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në listën e gjatë të pronave te sekuestruara të Jamarbër Malltezit janë disa apartamente mbi 3.000 m katror, llogari të shumta bankare në lekë, por edhe në monedha të huaja, një vilë në gjirin e Lalzit si dhe pasuritë të tjera të paluajtshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›