E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bllokohen tre mjete lundruese, një nga skafet dyshohet të jetë vjedhur në Australi

 Policia ka bllokuar 3 mjete lundruese pasi nuk kishin dokumentacionin e duhur për të dalë në det, ndërkohë që një prej tyre dyshohet se është vjedhur jashtë vendit.

Këto kontrolle janë në vazhdën e aksionit të policisë kufitare në të gjitha plazhet e vendit për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Konkretisht janë bllokuar dy skafe në Durrës dhe Shkodër si dhe një varkë në Sarandë.

Sipas policisë, skafi i kapur në Durrës dyshohet se është vjedhur në Australi. Pas kontrolleve policia ka çuar në prokurori drejtuesin e mjetit lundrues i akuzuar për trafikim të mjeteve motorike.

Nga ana tjetër, drejtuesi i varkës në Sarandë u dënua me 110 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit në Shkodër u dënua me 10 mijë lekë gjobë po për të njëjtën shkelje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›