Bllokohet aksi Qukës–Qafë Plloçë pas shkarjeve masive dherash dhe shkëmbinjsh, qarkullim vetëm nga rruga e vjetër

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë shtë bllokuar plotësisht dhe nuk ka qarkullim mjetesh, pas tre shkarjeve masive të shkëmbinjve dhe dherave që ndodhën dje.
Nga mbrëmja e djeshme, pas një shkarjeje masive të shkëmbinjve dhe dherave, autoritetet kanë vendosur bllokimin e përkohshëm të kësaj rruge deri në eliminimin e problemeve që ka paraqitur dita e djeshme.
Ka pasur 3 shkarje masive. E para rreth orës 12:30, duke rrezikuar edhe jetën e një qytetari. Tri orë më vonë ka pasur një tjetër shkarje masive, duke bërë të mundur bllokimin e njërës prej korsi të këtij aksi nacional.
Rreth orës 18:00 ka ndodhur edhe shkarja e tretë, duke bllokuar përfundimisht aksin Qukës–Qafë Plloçë.
Sot rruga është bllokuar në të dy krahët e lëvizjes.
/vizionplus.tv