E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokohet misër me substancë toksike/ Kamioni me 25 ton ndalohet në doganën e Hanit të Hotit

Bllokohet një sasi prej 25 tonë misër me aflatoksinë që po hynte në territorin shqiptar nga Serbia.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër gjatë kryejes së kontrolleve ka konstatuar prani të  lartë të  aflatoksinës B1, një substancë toksike që tejkalon normat e lejuara për Shqipërinë.

Misri që vinte nga Serbia kishte si destinacion qytetin e Elbasanit, dhe ishte i destinuar për përdorim blegtoral por aflatoksina është e rrezikshme pasi kalon nga kafsha te njeriu pas konsumimit të produkteve si qumësht apo mish. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet edhe në sasi të tjra të misrit të cilat kanë hyrë nëpërmjet doganës së Hanit të Hotit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›