E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bllokohet qarkullimi edhe te Bashkia Tiranë/ Pamjet me dron, protestuesit nuk lejojnë automjetet të kalojnë

Partia Demokratike ka thirrur këtë të hënë në protestë mbështetësit e saj. ABC News sjell pjesëmarrjen e protestuesve me pamjet me dron, të cilët kanë bllokuar tashmë aksin rrugor te Bashkia e Tiranës.

Gazetarja Gerta Vasku tha për ABC News se bllokimi ka shkaktuar zemëratë te qytetarët e bllokuar në trafik si pasojë e bllokimit të rrugës.

Policia e Shtetit tha sot se do të garantojë të drejtën e qytetarëve për  tubim, por nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve nga protestuesit.  Në përgjigjen e kthyer PD që kerkoi leje për protestën dhe bllokim rrugësh sot pasdite, policia thekson se Bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe u kujton organizatorëve të protestës se do të mbajnë pergjegjësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›