Bllokuan foltoren/ Grupi parlamentar i PS kërkesë Kuvendit, kërkon përjashtimin e 5 deputetëve të opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe seanca plenare të 5 deputetëve të opozitës. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Grupi Parlamentar i PS argumenton se kjo masë ndaj deputetëve lidhet me bllokimin e seancës plenare të 16.02.2023 nga deputetët e opozitës, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Në këtë kuadër, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e deputetëve Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli pasi penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend dhe dyfishimin e masës disiplinore ndaj Edmond Spahos. Ky i fundit u përjashtua nga seanca plenare e 16 shkurtit.
/rtsh.al/