Blushi: Hyrja dhe dalja nga Kuvendi, qesharake
“Do ishte qesharake që PS të hynte dhe të dilte nga Parlamenti, pasi mendohej të hyej në Parlament dhe pas diskutimit për kutitë te dilej prapë”, tha anëtari i kryesisë së PS-së.
Ai e konsideroi tejet të vonuar vendimin për mbylljen e bojkotit. “PS ishte vënë në përplasje më BE, që i kishte bërë thirrje për të braktisur bojkotin dhe kishte shtruar pikëpyetje për të ardhmen e partisë. Përshëndes këtë veprim, që gjithsesi ishte i vonuar. Kjo ishte një mbledhje shumë e tensionuar, me shumë provokime, por nuk është ky problemi”, tha Blushi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.
Sipas Blushit me bojkotin, Partia Socialiste nuk ka fituar asgjë dhe thyerja e bojkotit nuk mund të jetë triumf. “Këtu s’ka asnjë ndjenjë triumfi. Këto 6 muaj u harxhuan kot. Ne nuk arritëm dot të hapnim kutitë me bojkotin, nuk sollëm zgjedhje të parakohshme dhe nuk bindëm BE që të ishte përkrah nesh”, shtoi ai.