E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Blushi: Objektivi është minimumi 3 deputetë në Qarkun e Korçës

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehu sot bindjen se “fitorja e opozitës në 11 maj do të jetë spektakolare”.

Në një prononcim për mediet pas një takimi me strukturat e partisë në Korçë, Blushi shprehu bindjen se ky vit elektoral do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

“Partia e Lirisë i ka ndezur tanimë motorët. Jam i bindur se rezultati që Partia e Lirisë do të arrijë në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Korçës, do të jetë një rezultat i paparë ndonjëherë. Objektivi është minimumi 3 deputetë në Qarkun e Korçës dhe 1 deputet nga Qarku i Korçës për Qarkun e Tiranës”, tha Blushi.

Blushi komentoi edhe burgosjen e Ilir Metës ndërsa theksoi se “izolimi pa fakte dhe pa prova penale i Presidentit të Partisë së Lirisë është agresion i pashembullt”.

“Opozita po dëshmon se ka filluar një proces riorganizimi shumë efektiv dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave jo të lehta, objektivat e opozitës së bashkuar do të jenë plotësisht të arritshme dhe se fitorja në 11 Maj do t’i përkasë opozitës së bashkuar”, tha Blushi.

/m.m//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›