Blushi dhe Islami morën pjesë në protestë

Deputetët anëtarë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Arben Malaj, kanë qenë dje prezentë në tubimin masiv të organizuar nga opozita, duke u bërë pjesë aktive e vendimeve politike të shumicës në këtë formacion politik.
Një Lëvizje për Mendimin Ndryshe dhe ende jo një Lëvizje për veprimin ndryshe; kështu do të mund të karakterizohet qëndrimi i LMN-së, që po e sheh veten të përfshirë në vorbullën e përgjithshme të ngjarjeve politike që e kanë vendosur opozitën përballë qeverisë së Sali Berishës.
Deputetët Islami dhe Blushi kanë marrë pjesë edhe në mbledhjen e improvizuar të grupit parlamentar, nga i cili ka dalë edhe vendimi për aktivizimin e alternativës së grevës së urisë.
Kronika e tubimit ka ofruar dje ndër të tjerra edhe elementë emocionalë të komunikimit mes deputetëve të LMN-së dhe pjesës tjetër që mbështet pa rezerva skenarin aktual.