E Enjte, 5 Nëntor 2026

Blushi godet me grusht Halit Valterin në Këshill, Veliaj: Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi qëllon me letra kryetarin Erion Veliaj.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre pas incidentit.

Mbi ngjarjen ka reaguar në “X”edhe Erion Veliaj.

“Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.

Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”, shkruan Veliaj në X.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›