Blushi refuzon: Katër kandidatë në garë për kreun e grupit të PS-së
Deputeti socialist i qarkut të Elbasanit, Ben Blushi ka refuzuar detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së.
Sipas raportimeve të shumë mediave në vend, pas refuzimit të Blushit, në listë për këtë post mësohet se ka edhe katër kandidatë të tjerë. Kështu kandidaturat e tjera potenciale janë ajo e Gramoz Ruçit, ish-kryetari i grupit parlamentar në legjislaturën parardhëse, Pandeli Majko, Taulant Balla dhe Blendi Klosi.
Ben Blushi e ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar para disa vitesh, por dha dorëheqjen në castin e zgjedhjes së Bamir Topit në detyrën e Presidentit, kur gjashtë deputetë të grupit socialist dolën nga “rradhët” duke votuar kandidatin demokrat.
