E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bluzat e bardha ne gatishmeri per meningjitin

Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ne urdhrin e tij te fundit u ka kerkuar te gjithe drejtuesve te qendrave shendetesore, por edhe personelit mjekesor, te qendrojne ne gjendje gatishmerie per sa i perket situates se meningjitit. Ne raste alarmi apo te shtimit te rasteve, personeli mjekesor duhet te jete ne gatishmeri mjekesore dhe logjistike per perballimin e rasteve. Per te evituar perhapje te semundjes dhe kurimin e saj ne kohe te te prekurit eshte kerkuar qe per kete semundje, e cilesuar si noziologji e grupit A, te evidentohet ne kohe rekord brenda 24 oreve ne baze te analizave. Cdo rast i te semureve qe kane shenja te peraferta me kete semundje do te merret ne konsiderate dhe do te ekzaminohet deri ne detaj per te parandaluar nje semundje te tille. Ne raste se analizat apo mjekimet do te dalin pozitive, atehere grupet e mjekeve dhe te infermiereve duhet te jene te pergatitur per te perballuar situaten. Po keshtu i njejti urdher eshte dhene edhe per Qendren Spitalore Universitare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›