Boca Juniors fiton kampionatin argjentinas
Ekipi i Boca Juniors edhe krahas humbjes nga Tigre, ka fituar kampionatin argjentinas duke përfunduar në vendin e parë pas tre ndeshjeve të mini-grupit prej tre ekipeve. Boca, Tigre dhe San Lorenzo përfunduan në vendin e parë pas pjesës së rregullt të sezonit me numër të njëjtë pikësh, andaj edhe titulli duhej të zgjidhej nga ndeshjet që u zhvilluan mes këtyre ekipeve. Boca mbrëmë humbi nga Tigre me rezultat 1-0 dhe sërish të gjitha ekipet kishin numër të njëjtë të pikëve, por për shkak të dallimit më të mirë të pikëve, Boca u gjend në vendin e parë. Në ndeshjet e mëhershme Boca kishte mposhtur San Lorenzon me rezultat 3-1, ekip i cili kishte mposhtur Tigre me 1-0. Ky është titulli i 23-të për Boca Juniors që kur kampionati argjentinas është bërë profesional në vitin 1931, por ende mbeten me tituj prapa River Plate.