E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode Kasat i kemi liberalizuar

Pas protestes se dyte te tregtareve Ministri i Financave Ridvan Bode nga salla e kuvendit deklaroi se cmimet per kasat percaktohen nga tregu dhe nuk jane te diktuara nga qeveria. UPDATE

Nuk ka monopol nuk ka licensa te dhena nga qeveria. Te gjithe ata qe mund te implementojne sistemin e kasave elektronike me kosto me te ulet dhe te marrin pjese ne treg mund te na ofrojne kasa me cmime me te uleta me kusht qe te jene te pamanipulueshme te kene memorje elektronike dhe te transferojne ne kohe reale te dhenat e xhiros se tyre tha Bode.

Por pak minuta me vone nga selia e Partise Socialiste kryetari Edi Rama tha se fatura qe kerkohet tu vihet tregtareve eshte shkaterruese.

Shqetesimet e sipermarresve na rezultojne te mbeshtetura ne prova dhe fakte qe tregojne qarte se cmimi i kasave fiskale eshte ne te vertete cmimi i korrupsionit. Detyrimi per ti blere keto kasa eshte detyrim i korrupsionit. Gjobat e renda per ata qe nuk kane asnje mundesi ti blejne kasat jane ne te vertete gjobat e korrupsionit.

Por ministri i Financave e akuzoi opozites se eshte ajo qe po nxit protesten.

Ky eshte nje proces ligjor dhe administrata ka detyrimin per implementin e plote te kesaj mase te rendesishme per te menjanuar evazionin fiskal dhe per te mundesuar nje konkurence te lire ne treg tha Bode.

Ndersa kreu socialist paralajmeron se do te zbardh fakte qe deshmojne se procesi i vendosjes se kasave eshte i korruptuar.

Ne do te hapim publikisht kete dosje dhe do te nisim transparencen e kesaj historie korrupsioni qe per fat te keq ze fill ne zyreen e ministrit te Financave u shpreh

Prej dy ditesh nje grup biznesesh kryesisht te vogla kane nisur protestat ndaj vendimit te qeverise qe i detyron edhe tregtaret ambulant te blejne kasa me cmim qe variojne nga 400 deri ne 1 mije euro. Ne vende te ndryshme te rajonit tregtaret ambulante detyrohen te vendosin kasa portabel qe kushtojne disa here me lire por Ministria e Finacave ka vene kushtin qe pajisjet duhet te transetojne ne kohe reale xhiro ditore tek tatimet qe sipas Ministrise se Financave nuk mund te realizohen nga keto kasa portabel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›