E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Vendosja e kasave nje detyrim ligjor

Kjo ishte deklarata e shefit te Financave Ridvan Bode pas akuzave te opozites per pajisjen e bizneseve me kasa fiskale.

Bode sqaroi se administrata ka detyrimin per implemtinmin e plote te kesaj mase jashtezakonisht te rendesishme per te fuqizuar konkurrueshmerine e ekonomise shqiptare per te menjanuar evazionin fiskal dhe per te mundesuar nje konkurrence te lire dhe te drejte ne treg cka eshte ne interes te te gjithe bizneseve te cilet punojne ne menyre te paster dhe respektojne ligjin.

Ai foli edhe per cmimin e kasave qe shume biznese shprehet se jane te pa perballueshme duke nenvizuar se tregu i shperndarjes se ketyre mjeteve eshte i liberalizuar. Kompanite qe operojne ne tregun e vendosjes se pajisjeve fiskale jane tashme te liberalizuara qe do te thote se nuk ka me monopol nuk ka licenca te dhena nga qeveria ministria e Financave apo Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve deklaroi Bode.

Per kete arsye ai kerkoi nga te gjitha kompanite qe mendojne se mund te implementojne sistemin e kasave elektronike me kosto me te ulet te marrin pjese ne treg. Ato mund tu ofrojne pajisje fiskale me te uleta biznesit me kusht qe te jene te pamanipulueshme te kene memorie elektronike dhe te transferojne ne kohe reale te dhenat e xhiros se tyre ne serverin qendror te DPT-se u shpreh ministri Bode .

Ministri i Financave akuzoi opozites se po krijon kaos dhe po vepron ne menyre te pa ligjshme. Opozita vijon ne menyre teresisht antiligjore te krijoje kaos dhe deshmon edhe nje here vullnetin e saj se nuk eshte per shtet dhe per ligj por eshte per kaos dhe klientelizem deklaroi Bode. Reagimi erdhi pasi sot ne Tirane dhjetera tregtare protestuan kunder vendosjet se kasave fiskale.

2010-09-23 1259

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›