Bode flet në kuvend për ndryshimet në buxhet

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaron se ndryshimet në buxhet për 6 mujorin e dytë të vitit 2010 do të korrigjojnë disa elemente të buxhetit që përballen me tensione të zgjatura dhe krizën botërore.
Duke folur në kuvend, Bode theksoi se këto ndryshime, arsyet dhe synimet e qeverisë kushtëzohen nga një sërë veprimesh në tregjet globale.
"Vitin e kaluar vendet e rajonit patën probleme, ndërsa ekonomia shqiptare pati rritje në dy vitet e fundit. Rritja ekonomike në vendin tonë tregon politikat e mira të qeverisë", u shpreh Bode.