Bode i përgjigjet Ramës: Ja arritjet ekonomike në 2009

Ministri i Finacave Ritvan Bode i eshte prgjigjur akuzave te liderit te opozites, per situaten ekonomike ne vend. Sipas Bodes, opozita gjate gjithe vitit 2009, ka prbaltur me akuza zhvillimin real ekonomik te vendit. Bode beri publike disa arritje te ekonomise pergjate gjithe 2009, duke theksuar se Shqiperia ishte nder vendet e pakta qe nuk u prek nga kriza ekonomike globale.
"Pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre gjithevjetore, me rastin e vitit te
ri dhe njehere Rama dhe shpura e tij shfaqen para shqiptareve ne
modelin e gogolit. E verteta e zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi,
tashme eshte e njohur dhe e bere publike jo vetem nga qeveria po dhe
nga institucione nderkombetare qe kane asistuar dhe asistojne
Shqiperine", deklaroi Ritvan Bode, minister i Financave.
Nderkohe ministri i Financave, theksoi se aktualisht inflacioni ne vend
eshte i moderuar dhe se sistemi bankar eshte i stabilizuar. "Tregu
monetar, sistemi bankar tashme eshte teresisht i stabilizuar. Niveli i
inflacionit eshte i moderuar brenda objektivit te Bankes se Shqiperise
te vendosur ne dhjetorin 2009 dhe qe perben angazhimin publik te bankes
dhe qeverise per tiu afruar atij objektivi, qe eshte nen 3 per qind",
vijoi Bode.
Ministri i Financave tha se politikat e qeverise, ne vitin 2010 do tu
vine ne ndihme te shtresave ne nevoje. Pergjate 2009, ai u shpreh se
pati nje rritje te ndjeshme te pagave dhe pensioneve.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi