Bode në Devoll: PS po humb aleatët, është bërë OJQ e Ramës
DEVOLL – “PS po humb çdo ditë aleatët dhe është kthyer në një OJQ të Edvin Ramës”, është shprehur sot Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë një bashkëbisedimi me demokratët e Devollit.
Bode vlerësoi arritjet e qeverisë, veçanrisht në fushën e bujqësisë, në rritjen e mirëqënies së familjeve të shqiptarëve.
Bujqësia, tha ai, është industrializuar; prodhimi bujqësor, vetëm në Devoll është rritur me 2.3 herë këto 8 vjet.
“Ne mbështesim dhe subvencionojmë industrinë bujqësore konkretisht”, tha ai. “Heqja e tvsh-së për makineritë bujqësore u bë për të ulur kostot e për të rritur rendimentin e tyre. Javën e ardhshme do të ndryshojmë edhe tatimin me plehrat kimke, farërat dhe fidanët; efekti vjetor i këtyre masave në buxhet është mbi 150 milionë euro. Ne mbështesim bujqësinë,” deklaroi ai, “që të rrisim mirëqënien e fermerëve”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)