E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode prezanton buxhetin ne Komisionin e Ekonomise

Ministri i Financave Ridvan Bode prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2010 ne komisionin kuvendor te Ekonomise.

Buxheti i vitit te ardhshem do te jete prej 411 miliarde lekesh, nderkohe ministri Bode informoi se do te krijohet nje fond prej 55 miliarde lekesh per investimin rajonal, per projektet e bashkive dhe komunave.

Bode, me pare deklaroi se Shqiperia nuk u prek nga kriza ekonomike dhe kjo i lejon qeverise qe te rrise serish pagat dhe pensionet, pa perkeqesuar treguesin e borxhit publik.

Kreu i financave deklaroi se rritja e programuar e te ardhurave do i lejoje qeverise qe te vazhdoje te mbaje stimujt fiskal per te mbeshtetur rritjen ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›