E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: “Me dy sulmues jemi të frikshëm”“Besoj se me trajnerin Kuzhe do të luajmë më shumë në sulm. Në ndeshjen kundër Portugalisë ka mundësi që të luajmë me dy sulmues. Kjo është një gjë e mirë, pasi me dy sulmues kemi mundësi të ndihmojmë nj

Rikthimi i tre të përjashtuarve të mëdhenj nga Ari Hani, Erjon Bogdanit, Edmond Kapllanit e Jahmir Hykës përbënte edhe risinë e që ofroi trajneri kroat Josip Kuzhe. Erjon Bogdanin është golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Kampionateve Botërore, 5 gola, ndërkohë që një nga partneret e tij në sulm, Edmond Kapllani është golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008, 5 gola.

Erjon Bogdani, i cili ndihmoi jo pak Kievon e tij për të siguruar qëndrimin në Serinë A, shpreson së do të gjejë rrugën e rrjetës. “Në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar, skuadra ka pasur shumë pak raste për të bërë gola dhe ka luajtur shumë pak në sulm”, - tha ish-lojtari i Livornos, autori i golit të parë shqiptar në eliminatoret e Botërorit 2010, në atë fitore 3-0 kundër Maltës në “Qemal Stafa”.

“Besoj se me trajnerin Kuzhe do të luajmë më shumë në sulm. Në ndeshjen kundër Portugalisë ka mundësi që të luajmë me dy sulmues. Kjo është një gjë e mirë, pasi me dy sulmues kemi mundësi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe do të na krijohet mundësia të jemi më pranë portës”.

Shqipëria ka në dispozicion katër sulmues Erjon Bogdanin (49 ndeshje, 9 gola me Kombëtaren), Edmond Kapllanin (23 ndeshje, 6 gola), Besart Berisha (15 ndeshje, 2 gola) e Hamdi Salihin (12 ndeshje, 1 gol) dhe trajneri Kuzhe, i cili pëlqen dukshëm skemën 4-4-2, ka mundësi të zgjedhë në ndeshjen e vështirë kundër Portugalisë.

Në shtatë takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta). Kemi humbur me Hungarinë (2-0, në Budapest e 0-1 në Tiranë) e Danimarkën (3-0 në Kopenhagen).

LISTA KUNDËR PORTUGALISË
PORTIERË
Isli Hidi             10
Samir Ujkani         0
Ena Koliqi         0

MBROJTËS
Debatik Curri         23
Armend Dallku         31
Kristi Vangjeli         17
Andi Lila             5
Elvin Beqiri         42
Ansi Agolli         9
Endri Vrapi         7
Admir Teli         4

MESFUSHORË
Lorik Cana         36
Ervin Skela         61
Ervin Bulku         16
Gilman Lika         4
Dorian Bylykbashi     3
Jahmir Hyka         10
Klodian Duro         57
Elis Bakaj         3
Gjergji Muzaka         1
Jetmir Sefa         0
Emiljano Vila         0

SULMUES
Erjon Bogdani         49
Edmond Kapllani         23
Besart Berisha         15
Hamdi Salihi         12

E Merkure, 03 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›