E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: PS nuk mund të flasë për krimin, janë të përfshirë

TIRANE - Deputeti i PD-së Gerti Bogdani akuzoi Ramën se del dhe denoncon shpesh krimin, por vetë është i përfshirë. Ai përmendi të ashtuquajturin incident në Vjenë ku, sipas PD-së Rama ka sulmuar diplomatin shqiptar Engin Ceka.

Përveç Ramës, Bogdani sulmoi dhe deputetët e opozitës si të përfshirë në krim.

“Sajmir Tahiri nuk mund të flasë për shtetin ligjor, sepse babai i tij u arrestua për kontrabandë ilaçesh. Gramoz Ruçi nuk mund të flasë kurrë për krimin dhe rendin sepse i biri ka kryer me dhjetra vepra penale, madje dhe viktima dhe është i lirë. Arta Dade nuk mund të flasë, sepse i biri mban në kurriz disa plagosje dhe është i lirë. Luiza Xhuvani nuk mund të flasë, sepse i biri vrau në mes të ditës dhe u dënua vetëm me dy vite burg. Kosta Barjaba ka kryer vjedhje dhe është mentori kryesor i Ramës për politikat sociale. Taulant Balla nuk mund të flasë për krimin mbasi ka përdorur pasaportën e tij diplomatike për të mbrojtur trafikantë të drogës dhe realizuar trafiqe. Pjerin Ndreu nuk mund të flasë për rendin mbasi eshtë larguar nga organet e rendit për shkak të lidhjeve të tij me krimin” - tha Bogdani.

(ad.ti/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›