Bogdani: Ramës i duket e gjatë rruga Tiranë-Peshkopi, se ka bërë ciu ciu
Partia Demokratike ka reaguar sot përmes deputetit të saj Gerti Bogdani, lidhur me akuzat e kryesocialistit Edi Rama për infrastrukturën. Në kundërpërgjigje të mohimit nga ana e këtij të fundit të investimeve të qeverisë në rrjetin rrugor, Bogdani tha se në 8 vite qeverisje të PD janë shtruar më shumë rrugë se në të gjithë historinë e kombit tonë.
Sot rrugët janë më të mira se kurrë. Gjatë 8 viteve janë shtruar më shuëmë rrugë se në të gjithë historinë e kombit. Kemi asfaltuar mbi 10 km rrugë në të gjitha anët e Shqipërisë. Infrastruktura është realitet i prekshëm, ndërtimi i shkollave po ashtu tha ai.
Bogdani ka ironizuar më tej edhe konstatimin e zotit. Rama në Peshkopi se rruga iu duk e gjatë, skishte lehtësira, ku tha Ramës i është dashur më shumë kohë për të shkuar në Peshkopi pasi është ndalur gjatë rrugës të bëjë ciu ciu.
Duke theksuar se kryetari i selisë mavi nuk ka asnjë plan për zhvillimin e vendit, Bogdani garantoi se PD dhe Kryeministri Berisha do të vazhdojnë programin e tyre për të cuar më tej zhvillimin e vendit.
Plani i zotit. Rama është të ketë një plan, ai ska asnjë plan tjetër përpos rritjes së taksave, ku e ka faktuar më së miri se është macja e zezë për biznesin përfundoi ai.