E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, dopiete si paralajmerim per Juven

Erjon Bogdani vazhdon te  demonstroje formen e tij te mire ne kete  prag sezoni. Sulmuesi shtatlarte i Kombetares shqiptare eshte  shnderruar ne protagonist ne ndeshjen miqesore qe  skuadra e tij, Kievo, ka luajtur kunder amatoreve te Sant'Anna d'Alfaedo.

Ai ishte autor i nje dopiete ne kete sfide, e cila eshte mbyllur me rezultatin e thelle 12-0.

Nderkohe, nga nje tregolesh kane shenuar dy sulmuesit e tjere, Pelisier dhe Granoke.

Per transferten shume te rendesishme te Torinos, ku kunder Juventusit te dielen Kievo do te luaje edhe ndeshjen e pare sezonale, trajneri Di Karlo eshte i orientuar t’i jape besim skuadres se fundit te sezonit te kaluar.

Keshtu qe Bogdani parashikohet titullar perkrah Pelisierit ne sulm, ndersa Granoke mund ta filloje ndeshjen nga stoli i rezervave.

Kjo ndeshje do te jete shume e rendesishme per sulmuesin shqiptar, edhe per nje arsye speciale.

Ne tribunen e stadiumit “Delle Alpi”, do te jete i ulur trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili e ka marre rrugen per ne Torino, per te ndjekur nga afer Bogdanin ne perballjen ndaj Juventusit. Prandaj, ai shpreson te beje nje paraqitje te mire neser.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›