Bogdani i përgjigjet Ramës: Me nekropolitikën tënde, në nekropolin e politikës do të përfundosh
Deputei i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, më anë të një deklarate për mediat, ka reaguar ditën e sotme ndaj deklaratave të kryesocialistit Edi Rama, gjatë shpalosjes së programit Për një rilindje shqiptare, në qytetin e Shkodrës.
Bogdani në deklaratën e tij e ka akuzuar Ramën se kësaj rradhe ka zgjedhur moshën e kryeministrit si sulëm ndaj tij.
Në përgjigje të fushatës së qytetëruar të kryeministrit Berisha dhe në mungesë të çdo alternative për qytetarët shkodranë, Edi Rama zgjodhi si sulme ndaj kundërshtarit të tij vitet e jetës së kryeministrit Berisha.
Kështu, dje, në një akt urrejtje ndaj kundërshtarit dhe në mungesë të çdo argumenti për t’iu paraqitur qytetarëve se përse ata duhet të votojnë Partinë Socialiste, Edvini iu drejtuar atyre me fjalët: “Kthejeni kokën rrotull këtu në Ballkan. Ku i keni kolegët e Saliut? Ose janë në botën tjetër, ose janë në pension”.
Me këto fjalë, Edvin Kristaq Rama u tha shkodranëe dhe shqiptarëve: ” Mos votoni kryeministrin Sali Berisha, sepse ai me vitet e jetës së tij duhet të ishte i vdekur”, ose ndryshe ai u kërkoi atyre të votojnë Edvin Kristaq Ramën, meqenëse ka kolegë të Sali Berishës që janë në atë botë.
Partia Demokratike i rikujton nekropolitikanit Rama se çdo njeriu, jetën dhe cdo sekondë, muaj dhe vit të saj, ia ka dhuruar Zoti. Në këtë kontekst, në rrafshin njerëzor, mbi të gjitha ka rëndësi ta jetosh atë si individ, si qytetar, si bashkëshort apo bashkëshorte, si prind, si gjyshe apo gjysh me dinjitet njerëzor, u shpreh Bogdani.
Zoti Edvin, ju ftojmë të mos harroni zotëri, se në jetë, në rrafshin personal, mbi të gjitha rëndësi kapitale ka që njëriu, në jetën e tij të ketë një fëmijëri normale dhe pa komplekse psiqike, të ketë një moshë pjekurie biologjike e sociale, me hovet e maturimit, por pa komlekse psikotike që e ndjekin që nga femijëria e hershme. Rëndësi të madhe ka të ketë një rini normale dhe jo sklerotike që e bën atë të ri pa rini dhe me pas rëndësi ka që të krijojë një familje dhe jo të ndahet e martohet për para apo shkaqe tjera cdo dy vjet, duke i marrë gruan atij që kishte mikun më të ngushtë të familjes. Këto ishin në rrafshin personal dhe njerëzor. Sali Berishën e ka ndjekur fati me të gjithë këto.
Kurse në rrafshin politik, zoti Edvin, vitet janë privilegj i Sali Berishës, janë pasuria dhe eksperienca politike e tij tejet e cmuar për atë, për Partinë Demokratike dhe vendin. Vitet e tij janë monumente të dështimeve dhe sukseseve te tij, por edhe shkallët e jetës që ai ngjitet dhe e ndihmojnë atë për të parë gjithnjë e më larg.
Partia Demokratike i thotë nekropolitikanit Edvin Kristaq Rama se, ne të gjithë jemi vdekatarë dhe pensioni është nder dhe se vetëm pseudoedukata e neobllokmenit të bën ty të besosh se mund të fyesh njeri duke i kujtuar moshën e pensionit.
Mjeran i vërtetë! Përsëri etja për pushtet të bën të harrosh se për politikanët mosha e pensionit të tyre nuk përcaktohet nga vitet. Ajo, pë ata që kanë integritetin minimal, përcaktohet para së gjithash nga humbjet dhe sukseset që sovrani u rezervon atyre. Ndaj dhe ka politikanë që dalin në pension
politik që në moshën tënde, majde edhe më të rinj. Por ka nga ata, si puna jote, ndonëse të rrallë, që zvarriten vitet të tëra duke kaluar nga humbja në humbje, nga disfata në disfatë, nga skandali në skandal në Shqipëri dhe jashtë saj, duke pritur ndarjen nga jeta të kundështarit sirruga e vetme për të marrë pushtet .Dobesi ekstreme politike!Ligesi nerzore Emrin e ke Edvin Kristaq Rama.
Zoti Rama, qytetarëve të Shkodrës u the se Sali Berisha është komunisti i fundit. Në fakt, Sali Berisha pati fatin më të madh në këtë jetë, që në vitin ’90, bashkë me studentë e intelektualë të tjërë përmbysën pshtetin barbar të baballarëve tuaj, që vetëm muaj para Vaterlosë së tyre, firmosnin varje në litar dhe zvarritje kufomash nga Shkodra në Sarandë.
Kryeministri Sali Berisha ka patur fatin tjetër të madh t’i përmbysë nga karrigia bijtë e etërve mizorë në 2005 -ën, në 2009 -ën, të të bëjë ty rotacionin në 2011 -ën dhe do të të rezervojë disfatën e radhës në 2013 -ën.
Duke ju uruar jetë të gjatë, PD ju siguron z. Edvin se me nekropolitikën tënde, për pak javë, në nekropolin e politikës do të përfundosh, ka përfunduar deputeti i Partisë Demokratike.