Bogdani qetë son gjakrat

“Unë isha i vetëdijshëm se do të na priste një kampionat i vështirë. Seria A është kampionati më i fortë në botë. Duhet të qëndrojmë të qetë, jemi të vetëdijshëm tashmë për faktin se nuk mund t’i luajmë të gjitha ndeshjet për t’i fituar, ndonjëherë edhe barazimet mund të ndihmojnë për të lëvizur në klasifikim. Ne e dimë se e kemi të domosdoshme të pësojmë më pak gola, por nuk është vetëm faji i mbrojtjes. Nëse pësojmë gol, përgjegjësia është e të gjitha reparteve. Unë i kuptoj ankesat e tifozëve, por duhet edhe të kuptojnë se jemi një skuadër e re dhe presioni i madh mbi të rinjtë është kundërproduktiv. Ndeshjet që kemi luajtur të shpenguar kanë qenë ato që na kanë dhuruar më shumë pikë deri tani. Unë para se të niste kampionati i dija vështirësitë që do të hasnim, i kam përjetuar edhe herë të tjera këto pengesa, por duhet të ruajmë qetësinë. Klasifikimi për ne nuk ka qenë bujar me pikë, na mungojnë edhe disa pikë që i kemi humbur rrugës, por nuk është nevoja ta dramatizojmë situatën. E kuptoj zhgënjimin pas derbit. Si fillim ne ishim shumë të zhgënjyer nga humbja, por vërshëllimat ndaj nesh në këtë moment të kampionatit nuk sjellin asgjë”, përfundon Bogdani.