Bogdani ul fenomenin “Xhenoa” në tokëErjoni ia kushtoi golin e kunder Xhenoas, Brian Filipit

Publikoje ne:
“Fenomeni Xhenoa kthehet në normale”. Ky ishte mendimi i medias sportive italiane pas fitores 3-1 të Kievos kundër Xhenoas. E në këtë shkatërrim të skuadrës gjenoveze “pjesën e luanit” e zë sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, i cili në harkun e pesë minutave i dhuroi skuadrës një penallti dhe shënoi një gol, të parin të tij për këtë sezon. Fitorja e Kievos konsiderohet edhe si surpriza e javës së katërt të Serisë A. Për Bogdanin bëhet fjalë për golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon në tre sezonet që ai ka luajtur, duke marrë parasysh edhe këtë fillim sezoni. Bogdani ia kushtoi golin e tij Brian Filipit, ish-futbollistit të Ravenës, i cili gjeti vdekjen në mënyrë tragjike ditën e premte në Cervia të Italisë.
E Hene, 21 Shtator 2009