E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojken Lako martohet sërish, Semi Jaupaj, dashuri pa kufi

Këngëtari i njohur Bojken Lako këtë radhë ka bërë zgjedhjen e tij të jetës me këngëtaren tip, Semi Jaupaj. Këngëtarja e re është super e dashuruar me Bokun, ndërsa nuk ngurron ta shprehë ndjenjën e saj publikisht. “Të dua pafundësisht”, shkruan vajza e re,
ndërsa në faqen e saj njoftohet martesa me Bojkenin. 

E njëjta deklaratë është edhe te faqja e Bojkenit ku shkruhet: “I martuar me Semi Japupaj”. Historia e dy këngëtarëve ka ndodhur vite më parë ndërsa Bojkeni po dilte nga marrëdhënia me ish-gruan. Në fakt, lidhja mes Semit e kantautorit është jo vetëm muzika, por edhe ngjashmëria në karakter. 

Ata vishen e mendojnë njësoj, ku sigurisht më e vogla mbetet edhe nxënësja. Të kontaktuar nga “Gazeta”, ata refuzojnë të japin detaje të martesës, por mesa mësuam nuk ka pasur ceremoni, pra darkë, ndërsa çifti bashkëjeton prej disa kohësh. Në muzikë e në jetë bashkë. Kjo është moto e dy këngëtarëve, ndërsa “Bluetooth” i uron mbarësi e suksese.
(e.m/bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›