Bojkoti, deputetet e PS-se ne heshtje

Nje dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare, ku u rikthyen dukshem debatet mbi bojkotin e Parlamentit, situata ne seline roze duket e qete, edhe pse kjo eshte nje eshtje qe ka turbulluar disi ujerat pas disa muajsh protestash.
Ashtu si dy dite me pare, kur u shenua kulmi i debatit me dyer te mbyllura, edhe nje dite me vone, veshtire se pranohet hapur se ne parti po diskutohet per mundesine e djegies se mandateve te deputeteve socialiste. Letra e Kryetares se Kuvendit, edhe pse ne reagimin zyrtar eshte antikushtetuese, ka sjelle interpretime e debate nga me te ndryshmet. Raporti mes atyre qe jane kunder bojkotit dhe atyre qe jane pro, mbetet po ai qe ka qene. Vese kete here, kundershtaret, ose deputetet e levizjes per mendimin ndryshe jane me se te bindur se ata qe mendojne se duhet thyer bojkoti jane shume. Te kontaktuar me telefon se fare mendojne mbi ekzistencen e dy mendimeve te kunderta, per ndryshimin e raportit mes mbeshtetesve te tyre, asnje prej deputeteve nuk pranon te komentoje, duke ia lene gjithka debatit ne nje mbledhje te ardhshme te Asamblese, si eshte paralajmeruar tashme.