“Bojkoti do të vazhdojë”- Pedagogët në mbështetje të studentëve, Aleksandër Kovaçi: Rama t’i thërrasë ndërgjegjes, të japë dorëheqjen! Fajtore e gjithë klasa politike
Kreu i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pedagogët janë në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që protestojnë.
Kovaçi bëri të ditur se bojkoti ka nisur këtë të mërkurë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, në varësi të zhvillimeve dhe mundësive për dorëheqjen e kryeministrit.
“Kryeministri duhet të japë dorëheqjen, ne jemi për të mbështetur studentët. Bojkoti e ka fillimin sot dhe pas një njoftimi të dytë do të ketë mbarimin, në funksion të mundësive të dorëheqjes së kryeministrit. Edhe Shkodra edhe Korça kanë bojkotuar. Ne do të dalim cdo ditë në orën 10:00 dhe vijmë në një marshim deri këtu. Ti thërrasë ndërgjegjes në interes të kombit”, tha ai.
Sipas Kovaçit situata ku jemi është për faj të të gjithë klasës politike: “I bëj thirrje politikes shqiptare, sepse është fajtore. Duhet të ndryshojë sistemi, që të ketë demokraci dhe llogaridhënie”.