Boka Zhuniors mbetet pa qendërmbrojtës, SHBA-të nuk i japin vizë Ayrton Kostës

Ayrton Kosta nuk ka mundur që të futet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse të martën skuadra e tij, Boka Zhniors, debuton në Botërorin e Klubeve përballë Benfikës.
Mbrojtësit të ekipit argjentias për momentin i është refuzuar viza amerikane për shkak se është i përshfirë në dy procese gjyqësore.
25-vjeçari në 2018-ën akuzohet se ka vjedhur një shtëpi në Bernal. Ndërsa në 2023-in ai akuzohet se ka ndihmuar të vëllain pasi ky i fundit kishte vrarë partneren. Një zyrtar i klubit ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pranuar asnjë garanci nga ana e skuadrës për të bërë të mundur pajisjen e Kostës me vizë. Sipas tyre në këtë çështje do të kërkojnë edhe ndërmjetësimin e FIFA-s.