E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolivi burg ish-shefit te anti-droges


Ish-shefi i njësisë së anti-drogës në Bolivi është dënuar me burg nga një gjykatë amerikane për trafik lëndësh narkotike.

Një gjykatë federale në Majemi vendosi 14 vjet burg në dëm të gjeneralit Rene Sanabria.

54-vjecari ka qenë drejtues i agjencisë së anti-drogës në Bolivi deri në vitin 2009 dhe këshilltar për shërbimet e inteligjencës në qeverinë boliviane deri në momentin e arrestimit.

Ai u shpall fajtor për pjesëmarrje në një komplot për trafikimin e disa qindra kilogramëve kokainë nga Bolivia në Kili dhe më pas në Majemi të Shteteve të Bashkuara.

Në gjykatë u zbulua se operacioni ishte organizuar nga disa agjentë të DEA-s, për të demaskuar rolin e gjeneralit bolivian.

Sanabria ishte burgosur në Panama, prej nga ishte dërguar në SHBA i shoqëruar nga agjentët amerikanë të anti-drogës për t’u paraqitur në gjykatë.

Ai ka shërbyer për 32 vjet në radhët e forcave të policisë në Bolivi. Dënimi minimal i kërkuar për të ishte 10 vjet.

Por gjyqtarja amerikane Ursula Ungaro tha se po e ngrinte me 4 vjet ndëshkimin në mënyrë që t’u dërgonte një mesazh zyrtarëve të tjerë të korruptuar.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ashton-Thacit: E ardhmja në BE, e sigurtë
Kryeministri kosovar vijon takimet në Nju Jork
Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve
Mesha e Papës në Gjermani, hapet zjarr
Bie sateliti UARS, Italia shpëton
Greqi, pranga shqiptarit, rrëmbeu 22-vjecaren

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›