E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolonja, shpërthen “Taci-mania” te tifozëtBosi shqiptar i “Taçi Oil International”, Rezart Taçi, zotëron tashmë 80 për qind të Bolonjës, duke derdhur një shumë që shkon gati 43 milionë euro, sipas “Sky Sports”. Taci do të prezantohet zyrtarish

“Faleminderit Taci, mirëserdhe president”; “Taci, na co midis të mëdhenjve”. Këto janë mesazhet më të përsëritura në forumin e tifozëve të Bolonjës, tashmë në duart e “naftëtarit” shqiptar, Rezart Taçi.

Bosi shqiptar i “Taçi Oil International”, Rezart Taçi,  zotëron tashmë 80 për qind të Bolonjës, duke derdhur një shumë që shkon gati 43 milionë euro, sipas “Sky Sports”. Taci do të prezantohet zyrtarisht si presidenti i Bolonjës, më 3 gusht. Sipas faqes së njohur italiane te tifozët bolonjezë ka shpërthyer një erë e re entuziazmi, që përkon edhe me 100-vjetorin e klubit.

“Sky Sports” bën dhe një krahasim kuptimplotë. “Shpresa për të parë një Bolonjë më kompetitive vjen falë parave të një manjati nafte nga Europa Lindore. Nuk është vendi të bëjmë një krahasim me Roman Abramoviçin, por afrimi i biznesmenit shqiptar Rezart Taçi si pronar i shumicës së aksioneve të kuqebluve i bën të ëndërrojnë tifozët dhe qytetin”.

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›