E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt: Dua te jem nje legjende

Njeriu me i shpejte ne planet, Usain Bolt nuk kenaqet me rekordet e vendosura ne boterorin e Berlinit.

Ai eshte ne kerkim te kufijve te rinj edhe pse aktualet veshtire se mund t’i kaloje njeri, te pakten per momentin. Xhamajkiani kerkon ta ule kohen 9:58 ne 100 metra te vendosur ne Berlin.

“Fiziku im eshte pak i lodhur por ndihem mire ne krahasim me garen e Zyrihut javen e shkuar. Po provoj te kthehem ne nje legjende”, thekson Bolt ne prag te gares se Brukselit.

“Besoj se nese do perseris keto suksese edhe ne Londer 2012 e boterorin e ardhshem, atehere do te jem nje legjende”, perfundoi fenomeni nga Xhamajka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›