E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt rifiton kuroren

Pas dështimit në botërorin e 2011, Usain Bolt rimerr medaljen e artë në botërorin e Atletikës, në garën e 100 metrave për meshkuj.

Edhe pse bëri një start jo të mirë, ndoshta edhe për shkak të shiut, atleti xhamajkan arriti të prekë i pari vijën e finishin duke e mbyllur garën me kohën 9 sekonda e 77 të qindat. Kjo është koha më e mirë e sezonit e Usain Bolt, i cili arrin të fitojë njëkohësisht botërorin e gjashtë përsa i përket garës së 100 metrave. Pas tij në vendin e dytë u rendit amerikani Xhastin Gatlin, ndërsa në vendin e tretë xhamajkani tjetër Nesta Karter. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›