Bomba merkatoje nga Spanja: Ibra e Kaka te Çelsi
As këtë herë Kaka nuk është grumbulluar për ndeshjen e kampionatit. Ishte ai në ditët e kaluara, pas euroeliminimit, që ankohej për një kontraktim të papërcaktuar, një kërkesë më shumë për mungesën në një ndeshje, atë ndaj Vajadolid, të cilën e nisi nga pankina. Trajneri i Real Madridit, Pelegrini, në këto momente preferon Van der Vaart. Kaka do të mungojnë edhe ndaj Sporting Gijon. Këtë duket se ka menduar ish-milanisti, kur të premten gjatë një fotografimi ka ndier dhimbje shqetësuese. Realiteti është se në këto momente braziliani konsiderohet një lojtar pankine si për problemet e tij fizike, si për rendimentin në fushë. Të njëjtin fat po pëson në qytetin rival Ibrahimoviç, i lënë jashtë formacionit titullar nga Guardiola për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit europian të Barçës. Suedezi e ka pritur shumë keq këtë dhe kur ka hyrë në fushë, pamja e tij e trishtë dukej qartë. Legjenda propozon edhe faktin që në ndeshjen e fundit të kampionatit Guardiola dhe Ibra ishin të pezulluar. Nga tribuna, trajneri katalanas ka mbetur i kënaqur nga lëvizjet e Henrisë në rolin e sulmuesit, i ardhur nga një periudhë negative. Dhe kështu trajneri blaugran ka vendosur ta rikonfirmojë kundër Shtutgartit. Në atë rol lëvizshmëria e francezit i përshtatet shpejtësisë së lëvizjes tipike të lojës së Barçës, në të kundërt ish-interisti gjykohet në këto momente shumë statik dhe një frenues i manovrave. Do të mund t’ia dalë ta rregullojë këtë apo jo? Apo Guardiola do ta impenjojë, siç thonë bashkëpunëtorët e tij, në një pozicion më pak të avancuar, në rolin e sulmuesit të dytë? Mbetet fakti se janë të ndarë mes atyre që kërkojnë durim dhe atyre që e përkufizojnë “ibracadaver” (“ibrakufomë”). Menaxheri i tij, Raiola, e ka karikuar situatën: është koha që në vend se t’i japë asitet Ibrahimoviç, t’i marrë ato, duke krijuar iluzione për Mesin, që të mërkurën ka kërkuar gjithnjë të shënojë vetë. Zgjedhjet presidenciale të qershorit mund të sjellin David Vijën në Kamp Nou, prandaj nuk është çudi që në atë kohë të shikoni që Kaka e Ibrahimoviç të rigjejnë njëri-tjetrin në të njëjtën skuadër, ndoshta te çelsi i Karlo Ançelotit?
#