E Diel, 1 Nëntor 2026

Bombardime të ashpra në Gaza, forcat izraelite vrasin 28 palestinezë dhe dy liderë të Xhihadit Islamik

Bombardime të ashpra në Gaza, forcat izraelite vrasin 28

Izraeli dhe Gaza vazhdojnë bombardimet e ashpra dhe nga një sulm i fundit mësohet se 28 palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mesin e viktimave ka patur edhe liderë të lëvizjes palestineze të Xhihadit Islamik.

Bëhet fjalë për Ali Gahli, kreu i forcës raketore të Xhihadit Islamik dhe Ahmet Abu Daqqa, një komandant i lartë i forcave të armatosura. Ekzekutimi i tyre e çon në pesë numrin e figurave të larta nga të vrarët, qëkur Izraeli filloi offensive ushtarake mbi Gazën ditën e martë.

Ndërkohë, mbi 500 raketa janë lëshuar nga grupet e rezistencës palestineze, në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve izraelite gjatë natës. Por, shumica e këtyre raketave janë shpërthyer në ajër nga sistemi anti-raketor izraelit.

Palestina i ka kërkuar forcave izraelite që t’i jepet fund bllokadës 16-vjeçare ajrore, tokësore dhe detare. Sot shënohet dita e tretë e ofensivës ushtarake izraelite ndaj Gazës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›