E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombardimi i Damaskut Erdogan denon Izraelin

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndonëse një kritik i ashpër i regjimit të Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, konsideroi sulmin ajror të Izraelit brenda territorit sirian si të “papranueshëm”.

Një deklaratë e papritur, duke pasur parasysh se Erdogan është shndërruar në armikun më të ashpër të regjimit të Assad në Siri, ajo e kryeministrit turk u bë gjatë një mbledhje parlamentare të forcës mazhoritare, Partisë Drejtësi e Zhvillim, në Ankara. ”Sulmi ajror i Izraelit mbi Damask është i papranueshëm. Asnjë logjikë apo arsye nuk mund të përligjë këtë sulm. Këto sulme shndërrohen në një kartë të fortë në duart e Assadit, një kartë e shërbyer në SiriaRusi-SHBA, bisedime për Sirinë Raketat izraelite godasin SirinëSiri, aktivistët akuza për spastrim etnik një pjatë të argjendtë nga Izraeli, regjimit sirian”, vlerësoi Erdogani. Tel Avivi justifikoi sulmin me informacionet që kishte grumbulluar me përgatitjen e transportit të armëve kimike në Liban, tek grupi terrorist i Hezbollahut. Megjithatë, ekzistojnë dyshime të forta në lidhje me këto argumenta, mbi bombardimin që shkatërroi disa ndërtesa ushtarake dhe i kushtoi jetën 42 ushtarëve. Ndërkohë, një ditë pasi hetimet e OKB-së sollën prova se armët kimike në luftën civile mund të jenë përdorur nga kryengritësit, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, udhëtoi në Moskë në një përpjekje të vështirë për të rakorduar qëndrimin e dy superfuqive mbi Sirinë. E nisur në mars 2011, si pjesë e Pranverës Arabe, lufta civile në Siri i ka kushtuar jetën deri tani të paktën 70 mijë personave, duke zhvendosur e lënë të pastrehë miliona të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›